Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto organizoi sot një takim me anëtarë të “Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në Qark”. Në këtë Komitet Prefekti ka rol thelbësor në ndjekjen, monitorimin dhe koordinimin e të gjithë gamës dhe çështjeve që lidhen me sektorin e turizmit në nivel qarku. Si i tillë Komiteti mbulon, ndjek dhe koordinon punën në shumë sektor dhe fusha të ndryshme për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e turizmit. Në këtë takim ishin të pranishëm dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedis dhe Turizmit.
Ky takim u realizua në kuadër të masave të marra, koordinimit të planeve të veprimit të hartuara nga ana e tyre mbi mbarvajtjen e sezonit të ri turistik 2018. Në drejtimin e Prefektit të Qarkut u referua materiali i pregatitur në lidhje me arritjet, problematikat dhe detyrat që na vihen përpara të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejt në krijimin e një turizmi cilësor dhe të standartizuar. Prefekti në fjalën e tij vuri theksin në zhvillimin e një turizmi gjithëvjetor dhe qarku ynë ofron të gjitha kushtet, për zhvillimin e infrastrukturës turistike. Institucioni i Prefektit, në bashkëpunim me Institucione në nivel qarku, Bashkitë dhe degët Territoriale kanë hartuar një program pune për vitin 2018, në drejtim të detyrave kryesore që do të realizohen dhe ndiqen në vazhdimësi, në drejtim të masave paraprake për sezonit turistik, në mënyrë të veçantë në drejtim të sigurisë së pushuesve dhe mbrojtjes së mjedisit. Ky program pune padyshim që do të azhornohet vazhdimisht përgjatë gjithë kësaj periudhe, në përputhje me situatat dhe problematikat e evidentuara si dhe me planet konkrete të Bashkive dhe degëve territoriale që operojnë në qarkun tonë. Prefekti gjithashtu kërkoj angazhim maksimal në zbatimin e planeve të punës nga institucionet kryesore në drejtim të rendit dhe sigurisë publike, krijimit të lehtësirave të hyrjeve e daljeve të turistëve, krijimit të mundësive të qarkullimit të lirë dhe të sigurtë, përballimit të fluksit të udhetarëve, si dhe ofrimit të shërbimeve si furnizimit me energji elektrike të zonave turistike, furnizimin me ujë të pijshëm dhe sistemin e rrjetit të kanalizimeve, krijimin e infrastukturës së nevojshme të shërbimit shëndetësor dhe sigurisë së jetës. Instiucioni i Prefektit ka kryer inspektimin e të gjitha njësive të qeverisjes vendore për vend-depozitimet e mbetjeve urbane dhe pastrimin e territorit në të gjithë vijën bregdetare. Nga të gjitha inspektimet e kryera janë lënë detyra konkrete, me qëllim përmirësimin e dukshëm të pastrimit të territorit, si në zonën turistike, ashtu edhe për largimin e mbetjeve urbane dhe inerteve pranë akseve që çojnë në destinacionet turistike të qarkut tonë. Në këtë takim në vazhdim të përmirësimeve të bëra u kërkua nga të pranishmit vendosja e piketave për përmirësimin e punës, duke vendosur ura bashkëpunimi për ndërhyrje institucionale si dhe hartimi i një programi pune për marrjen e masave në rritjen e sigurisë në palzhe përsa i përket sporteve ujore. U ngritën shqetësimet lidhur me pikat që përbëjnë rrezikshmëri për qarkullimin rrugor, duke theksuar domosdoshmërinë për përmirësimin e sinjalistikës.
Në fjalën e tij Z. Albin Gega në cilësinë e përfaqesuesit të Ministrisë se Trurizmit dhe Mjedisit vuri theksin dhe ngriti disa shqetësime në lidhje me ndotjen akustike në zonat turistike dhe sportet ujore , marrja e masave paraprake dhe hartimi i një plani të përcaktuar për menaxhimin e aktorëve dhe faktorëve qe kanë lidhje me to.
Në fund Prefekti z.Nasto kërkoj nga të gjithë drejtuesit ndjekjen e programeve dhe planeve të tyre për sezonin turistik, si dhe bashkëpunimin ndër institucional për çdo problematikë apo situatë, për një menaxhim sa më të optimal të sezonit turistik 2018.