28.02.2018 Mbi masat e marra nga Prefekti i Qarkut Durrës për përballimin e reshjeve të dëborës.

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë përfshirë të gjithë Qarkun e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit. Institucioni i Prefektit  siguron bashkëqytetarët se janë marrë të gjitha masat Institucionale për çdo shërbim ndaj tyre. Shtabi i Emergjencave është në gadishmëri për çdo problematikë që mund të krijohet. Institucioni i Prefektit së bashku me të gjithë institucionet shtetërore janë të angazhuar në përballimin e kësaj situate të pazakontë për qarkun  tonë. Jemi përpjekur të ndjekim dhe monitorojmë situatat e krijuara në zonat problematike duke u angazhuar në normalizimin e tyre.  Vëmendje të veçantë të tregohet nga përdoruesit e automjeteve në qarkullimin e tyre duke respektuar normat e qarkullimit rrugor.  Megjithatë ju rikujtojmë të gjithëve të bëni kujdes në këto ditë të ftohta dimri për të shmangur në maksimum çdo gjëndje të padëshiruar. Kërkohet vëmëndje nga qytetarët për të evituar situata të panevojshme lëvizje.