Dt: 23.02.2018 Prefekti i Qarkut Durrës mori pjesë në mbjelljen e pemëve në zonën e Kodër Vilës dhe në ambjentet e shkollës së mesme “Beqir Çela” në kuadër të përfundimit të fazës së parë të fushatës së pyllëzimit.
Në këtë aktivitet morën pjesë: Drejtori Rajonal i Bankës Raiffeisen Z.Viserian Koja, i cili mbështeti financiarisht këtë nismë, Nënkryetari i Bashkisë Durrës Z.Florian Tahiri dhe Z.Shpëtim Hidri Drejtor i Ndërmarjes Komunale dhe Sherbimeve. Në këtë aksion gjithashtu morrën pjesë nxënës të gjimnazit “Gjergj Kastrioti” dhe “Beqir Çela”.
Kjo fushatë zhvillohet në zbatim të nismës së Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit dhe “Fushatës Kombëtare të Pyllëzimit”, e cila vjen në kuadër të politikave të qeverisë për të përmirësuar sipërfaqet pyjore, me synim frenimin e fenomeneve të erozionit dhe rritjen e peisazhit estetik natyror me efekte të konsiderueshme në fushën e turizmit e më gjerë.
Fushata e pyllëzimeve, është hapur në fillim të muajit nëntor 2017 dhe do të vazhdojë duke mbajtur në konsideratë kushtet klimatike të zonave, deri në muajin maj të vitit 2018. Në këtë sezon në qytetin e Durrësit janë mbjellë 2672 pemë të llojeve të ndryshme, përshtatur sipas tipologjisë së tokës dhe rajonit përkatësisht në zonat: Sheshi Taulantia, Mbikalimi Ura e Dajlanit , Mbikalimi i Plepave, “Universitetin Aleksandër Moisiu” dhe në oborret e shkollave.
Bashkinë Shijak 160 fidanë pishe,
Bashkinë Krujë 500 fidanë dhe pemë të ndryshme.
Me pyllëzimin e Kodër Vilës, ku u mbollën 70 Bredhë dhe 100 fidanë pishe, përfundon njëkohësisht dhe faza e parë e këtij aksioni
.