Dt.16.02.2018 Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto pati kënaqësinë të priste në një vizitë përfaqësues nga senati i nxënësve të ciklit 9-vjeçar të shkollave publike dhe jopublike të qytetit të Durrësit. Nxënësit e informuan Prefektin mbi kushtet dhe disa nga problematikat kryesore që ata i shqetësojnë dhe kanë inpakt të drejtpërdrejtë në proçesin mësimor. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar dhe bashkëpunuar për zgjidhjen e problemeve kryesore të cilat shqetësojnë komunitetin e nxënësve si: mjediset publike dhe aktorët që duhet të bashkëpunojnë me shkollën dhe jo vetëm. Shqetësimet e ngritura nga nxënësit kishin të bënin kryesisht me infrastrukturën në ambjentet përrreth shkollës. Prefekti në fjalën etij u ndal në këto çështje: Ambientet ku fëmijët studiojnë dhe kalojnë një kohë të gjatë janë thelbësore dhe me interes të shtuar edhe për ne. Për të shmangur shqetësimet e prindërve dhe larguar ndodhi të padëshiruara në institucionet e dijes, ai i sqaroi ato se disa nga këto problematika kanë marrë rrugën e zgjidhjes nëpërmjet investimeve që po realizohen nga Qeveria dhe Bashkia Durrës e cila arsimin e ka në prioritet dhe ka realizuar një buxhet të konsiderueshëm per vitin 2018-te në mbështetje të proçesit mesimor. Vazhdimisht ne jemi në koordinim dhe bashkëpunim me institucione të tjera për zgjidhjen e problematikave dhe çështjeve që ndikojnë në një performance të lartë dhe në një arsim të standartizuar. Ndër të tjera ai theksoi rëndësinë që ka roli i shkollave jo vetëm në ngritjen e problematikave të tilla, por edhe në rritjen e përgjegjësisë dhe pjesmarje aktive për t’iu bashkuar dhe kontribuar në realizimin e promovimin e nismave vullnetare në dobi të komunitetit. Investime të shumta janë bërë dhe në qytetin e Durrësit në mbjelljen e pemeve dhe krijimin e hapsirave të gjelbra. Kuptohet që mbrojtja e mjedisit është një proçes i vazhdueshëm dhe në progres dhe që ne vazhdimisht e kemi në objektivat tanë kryesor nëpërmjet hartimit dhe implementimit të politikave të ndryshme. Ai vuri në dukje mesazhin e fuqishëm që ata japin duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, edhe pse ka ende shumë për të berë. Bashkëbisedimi kaloi në një frymë të këndëshme dhe mjaft miqësore, gjithashtu nxënësit u njohën nga afër dhe me ambjentet e Institucionit të Prefektit.