Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto, më datë 24.01.2018 organizoi mbledhjen rradhës në kuadër të implementimit në qark të aksionit kombëtar “Për një Shqipëri të pastër”. me pjesëmarrës përfaqësues të degëve territoriale dhe Njësive të Vetëqeverisjes Vendore. Në përputhje të plotë me detyrat e përcaktuara, Prefekti i qarkut theksoi se aksioni do të ketë në fokus të tij, identifikimin e të gjithë vend depozitimeve të ligjshme dhe të pa ligjshme të mbetjeve brënda në qark sipas bashkive. Ngritja e grupeve të punës me profesionist për kontroll në terren. Grupet e punës do të japin mbështetjen e tyre me të dhëna të nevojshme për vlerësimin e vend depozitimeve të mbetjeve në të gjithë qarkun si:
1.Sondazh topografik i vend depozitimit të mbetjeve.
2.Pozicioni gjeografik në sistemin GIS.
3.Të dhëna demografike që kanë impakt për vend depozitimin.
Kërkohet prej tyre paraqitja e detajuar për gjëndjen e mjedisit, me qëllim hartimin e një plani strategjik të përbashkët që do të synojë ngritjen dhe frocimin e bashkëpunimit. Aksioni do të paraprihet nga një fazë studimore e cila do të nxjerrë në pah problematikat që lidhen me situatën aktuale. Kjo do të sherbejë si bazë për përgatitjen më tej të planit të veprimi. Grupet e punës do të fillojnë të konkretizojnë punën me përgatitjen e profileve të secilit në nivel: detyrash, përgjëgjësish, performancash, kapacitetesh, raportimesh, problematikash, identifikimin e nevojave dhe prioritarizimin e tyre. Të gjitha këto faza do të kalojnë nëper një proçes diskutimesh e konsultimesh me një axhende takimesh të mirë percaktuara dhe të mbeshtetura nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit. Në kuadër të kësaj iniciative po punohet dhe është drejt finalizimit përcaktimi i pikave të nxehta, fushat prioritare ku do të përqëndrohemi. Në mënyrë të përmbledhur:
Ky aksion ka si qëllim jo vetëm ndërhyrjet konkrete me qëllim pastrimin por edhe gjelbërimin, identifikimin e instrumentave financiare që mund ta mbeshtesin këtë nismë. Njëkohësisht ai do të fokusohet dhe mbi çështjet e turizmit dhe problematikat që lidhen me mirëadministrimin e ujit e pijshëm. Një elementet i rëndësishëm ku do të bazohet zbatimi me sukses i këtij projekti, do të jetë partneriteti dhe bashkëpunimi me institucionet vendore bazuar në ndërgjegjësimin dhe rritjen e shkallës së përfshirjes dhe pjesëmarrjes së tyre.