Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto, më datë 19.01.2018 organizoi Mbledhjen e Task Forcës Vendore Antikanabis me pjesëmarrës përfaqësues të degëve territoriale dhe Njësive të Vetëqeverisjes Vendore. Kjo mbledhje u fokusua në Analizën Vjetore për vitin 2017 dhe në Planin e Veprimit për vitin 2018. U analizua puna e përbashkët, problematikat e dala gjatë vitit 2017, si dhe e u bë prezantimi i performancës së tyre konkrete me indikatorë të matshëm për të treja fazat e luftës ndaj këtij fenomeni:
- Parandalimi: Drejtoria Vendore e Policisë, Policia Ushtarake, Bashkitë, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, Drejtoria e Bujqësisë, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qënë aktorët kryesor të kësaj faze, si rezultat i punës të së cilëve janë konstatuar 44 raste kultivimi, 6813 bimë narkotike.
- Goditja: Drejtoria Vendore e Policisë, Prokuroria Durrës dhe Prokuroria Krujë raportojnë se numri i rasteve për veprat penale të prodhimit dhe kultivimit të kanabisit kanë rënë ndjeshëm, kjo falë një bashkëpunimi të koordinuar midis tyre.
- Sensibilizimi: Drejtoria Vendore e Policisë, Bashkitë, Drejtoria e Bujqësisë, Drejtoria Rajonale Arsimore, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë luajtur një rol të rendësishëm në drejtim të ndërgjegjësimit të qyetarëve ndaj rrezikut shëndetësor, shoqëror dhe ekonomik, si dhe në drejtim të orientimit të tyre në kultivimin e kulturave bujqësore.
Prefekti i Qarkut në cilësinë e Kryetarit të kësaj Task Force Vendore theksoi luftën pa kompromis ndaj këtij fenomeni, jo vetëm nga një institucion por nëpërmjet një qasjeje të re ndërinstitucionale. Krijimi i kësaj Task Force vendore, ka për qëllimi të sistemojë një herë e përgjithmonë këtë problem me efekte negative, dhe me kosto të mëdha sociale për komunitetin. Përcaktimi i detyrave për sensibilizim dhe ndërgjegjësim nëpërmjet kordinimit të veprimeve të përbashkëta. Shumë shpejt Task Forca Vendore do të dalë në një plan veprim për vitin 2018