Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto organizoi takimin e rradhës, ku mori pjesë Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës Prof. Dr. Kseanela Sotirofski së bashku me stafin e saj akademik. Fokusi i këtij takimi ishte forcimi i partneritetit në zhvillim të mjedisit dhe turizmit. Koordinimi i punëve dhe problematikat lidhur me të, në drejtim të ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve logjistike, në ekzekutim të politikave mjedisore për një “Shqipëri sa më të pastër” të iniciuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Aksioni do të ketë në fokus të tij, jo vetëm ndërhyrjet konkrete me qëllim pastrimin e brigjeve të lumejve, mbjelljen e pemeve në qark, por njëkohësisht ai do të paraprihet nga një fazë studimore e cila do të nxjerë në pah problematikat që lidhen me situatën aktuale. Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës Prof. Dr. Kseanela Sotirofski ofroi mbështetjen e saj të plotë institucionale e cila do të bazohet në bashkëpunim për zbatimin me sukses të këtij projekti, Ky aksion do të realizohet në partneritet dhe bashkëpunim me të gjithë institucionet të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në qark. Një nga objektivat e rëndesishëm të këtij aksioni ka të bej me ndërgjegjësimin dhe rritjen e shkallës së përfshirjes, me qëllim implementimin e suksesshem të tij në sigurimin e vemendjes ,mirëmbajtjes dhe kujdesit të vazhdueshem. Prioritet i kësaj inisiative është bashkëpunimi me qëllim hartimin e një plani strategjik të përbashkët që do të synojë ngritjen dhe frocimin e strukturave në përputhje me politikat mjedisore. Kjo inisiative do ti shërbeje forcimit e konsolidimit të mëtejshëm dhe rritjes së performances dhe njëkohësisht zbatimit me korrektesi e përmbushjes me sukses të standarteve dhe kërkesave të përcaktuara nga Kryeministri në nivel Rajonal e më gjëre.