Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto së bashku me stafin e tij mori pjesë në një takim të zhvilluar në Autoritetin Portual Durrës, në lidhje me problematikat e realizimit të detyrave gjatë vitit 2017 dhe realizimin e objektivave mbi Plan – Biznesin e vitit 2018. Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut bëri të njohur udhëzimin e kryeministrit Rama për kontakte më të shpeshta të Prefektit me drejtues të institucioneve dhe degëve territoriale. Drejtori i përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Z. Artjan Qirici, vlerësoi takimin duke u ndalur në rezultatet e vitit 2017 dhe problematikat e shfaqura gjatë vitit të kaluar. Ai vlerësoi bashkëpunimin dhe kontaktet me portin e Barit me qëllim përmirësimin e kushteve të përpunimit të udhëtarëve dhe automjeteve. Në mbyllje të këtij takimi,u nënvizua se investimet e këtij viti do të kenë si objektiv përmirsimin e infrastrukturës portuale.