Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto sot më datë 27.12. 2017 organizoi një takim ku morrën pjesë përfaqësues nga të tre Bashkitë Durrës, Shijak, Krujë dhe Drejtuesit e Degëve Territoriale të Qarkut si: AKU, Drejtoria e Spitaleve Rajonale, Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, Policia Vendore e Kufirit dhe Emigracionit, OSHEE, UKD etj,të cilët ofrojnë shërbime ndaj komunitetit dhe në lidhje me masat e marra si dhe planet e veprimit të hartuara nga ana e tyre mbi mbarvajtjen e festave të fundvitit dhe fillimit të vitit të ri 2018. Gjithashtu ai theksoi faktin se çdo Institucion ka hartuar programet e punës në lidhje me ofrimin e shërbimeve sa më të plota ndaj komunitetit si një domosdoshmëri që këto festa të shoqërohen nga një frymë e plotë sigurie, rendi dhe qetësie. Për këtë gjë u kërkua nga të gjithë institucionet, gadishmëri e plotë dhe bashkëpunim me qëllim që të krijohet një atmosferë sa më festive dhe pa probleme.