Prefektura e Qarkut Durrës është sensibilizuar me gatishmërinë e saj të plotë, për t’ju qëndruar pranë familjeve të prekura nga moti i keq duke shpërndarë ndihma për të gjitha këto familje. Ju bëjmë me dije se Prefektura e Qarkut Durrës do të jetë gjithnjë e gatshme jo vetëm për të ndihmuar në këto raste, por edhe duke marrë masa për parandalimin e këtyre fenomeneve në vazhdimësi e sipër për të gjitha emergjencat, si ato dimërore dhe ato verore.