Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani gjatë monitorimit të situatës, me Ministrin e Mbrojtjes z.Pirro Vengu, Kryetaren e Bashkisë Durrës Znj.Emiriana Sako në zonën e Durrësit të Ri.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani gjatë monitorimit të situatës, me Ministrin e Mbrojtjes z.Pirro Vengu, Kryetaren e Bashkisë Durrës Znj.Emiriana Sako në zonën e Durrësit të Ri.

Në ndjekje të situatës në çdo shtëpi e rrugë. Forcat e Armatosura së bashku me të gjitha ekipet punojnë pa pushim për largimin e ujit nga banesat. Problematika vijon të ketë zona e Durrësit të Ri, një pjesë e Shkozetit dhe Plazhit.

13 grupe të ngritura me specialistë nga Bashkia e Durrësit vazhdojnë punën për të verifikuar dëmet e shkaktuara nëpër banesa nga situata e krijuar. Këto grupe shkojnë në çdo shtëpi ku ka depërtuar uji për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve dhe më pas të gjithë qytetarët e dëmtuar do të dëmshpërblehen.

Gjithashtu Drejtoria e Rezervave Materiale të Shtetit po shpërndan ndihma ushqimore familjeve të dëmtuara.Jemi pranë qytetarëve dhe në ndihmë të tyre në çdo moment.