Mbledhje jashtë rradhe e Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel Qarku.

Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel Qarku, Prefekti i Qarkut Durrës Z. Emiljan Jani nisur nga situata e rënduar e reshjeve të orëve të fundit, thirri mbledhjen jashtë rradhe të Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel Qarku.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile u kërkua koordinim i vazhdueshëm duke intensifikuar raportimet për menaxhimin e situates, rakordim mbi planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta.

Prefekti Qarkut Durrës, kërkoj angazhim të shtuar të të gjitha strukturave vendore që të monitorojnë intensivisht territoret e tyre të përgjegjësisë në raste të problematikave si pasojë e rreshjeve duke shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet aktuale.

Të gjitha strukturat përgjegjëse vendore, janë në gjendje gadishmërie të plotë, duke monitoruar çdo minutë situatën për të qënë të gatshëm për çdo nevojë të qytetarëve. Grupet e emergjencave janë në terren nëpër njësitë administrative.

Problematikë të theksuar kanë rrugët dytësore në 📍 zonën e Durrësit të Ri, 📍 zona e Shkozetit tek Gjykata e Apelit dhe 📍 pjesërisht zona e plazhit në rrugën dytësore.

Janë angazhuar në terren zjarrfikëset e qytetit dhe ato të APD, stafin dhe mjetet e bordit të kullimit dhe ndërrmarjeve të bashkisë. Disa familje janë evakuar drejt kovalishencës.

Njoftojmë qytetarët që për çdo problematikë të telefonojnë në këta numra telefoni: ☎️

•Njësia Administrative nr. 5 (zona e Plazhit dhe Shkozetit) +355693953784

•Njësia Administrative nr. 6 (zona e Durrësit të Ri) +355695157745

•Policia Bashkiake: +35552232250, +355694131447

•Ndërmarrja Rruga: +355693958568

•Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës: +355692416094

•Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës: +355682087570

•Ndërmarrja Komunale Plazh: +355692036667

•Policia e Shtetit: 129