Takim mbi mbarvajtjen e festave të fundvitit dhe fillimin e Vitit të Ri 2025.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani organizoi sot një takim ku ishin të pranishëm përfaqësues të Institucioneve të administratës shtetërore qëndrore dhe vendore që ofrojnë shërbime ndaj komunitetit në lidhje me masat e marra si dhe planet e veprimit të hartuara nga ana e tyre mbi mbarvajtjen e festave të fundvitit dhe fillimit të Vitit të Ri 2025.

Në këtë takim ishin të pranishëm: Drejtori i Spitalit Rajonal Durrës z.Ani Dyrmishi, Drejtori Policisë Bashkiake Durrës z.Vasip Çopa, Shefi i Komisariatit Policisë Durrës z.Gerald Agalliu, Shefi i Komisariatit Policisë Shijak z.Ilia Muça, Krye\Inspektor i Policisë Bashkiake Shijak z.Nezir Keçi, përfaqësues nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor z.Klejdi Ndoni si dhe përfaqësuese nga AKU.

Në fjalën e tij Prefekti theksoj faktin se ndodhemi përpara festave të fundvitit, çdo Institucion duhet të hartoj planet e masave sipas fushave të tyre të përgjegjësisë ku të jenë përcaktuar qartë objektivat dhe detyrimet nëpërmjet të cilave të synohet rritja e rendit dhe sigurisë publike dhe ofrimi i shërbimeve sa më të plota ndaj komunitetit. Nisur edhe nga pervoja e viteve të kaluara, apo e ngjarjeve të ndodhura, Prefekti vleresoj të domosdoshme marrjen e disa masave shtese, si dhe kalimin e të gjithe strukturave të Policise se Shtetit, Policive Bashkiake, Policise Kufitare de Migracionit, AKU-s dhe ISHSH-s në gatishmeri dhe shërbimi të përforcuar.

Në mënyrë të veçantë, u kërkua gadishmëri e plotë me qëllim sigurimin e rendit dhe qetësisë dhe parandalimin e veprave kriminale, gjithashtu u kërkua vëmendje dhe monitorim në akseve rrugore për një qarkullim sa më normal të automjeteve, krijimi i lehtesirave ligjore ne pikat e kalimit të kontrollit kufitar si dhe kontrolli dhe mbikqyrja e të githa mallrave të konsumit.

Bashkëpunimi mes institucioneve të pranishme e veçanarisht midis Policisë së Shtetit dhe Policive Bashkiake është thelbësor për për mbajtjen ne kontroll te situatës se sigurisë, me qëllim bashkërendimin dhe koordinimin e masave për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetareve.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës nëpërmjet këtyre masave synon, që Festa e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri të kalojnë në mënyrë sa më festive dhe të mos veniten nga episode të mundshme paligjshmërie.