Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm zhvilloj sot datë 16.12.2024, mbledhjen e fundit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm për vitin 2024, me prezencën e Drejtoreshës së Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore Znj.Anila Shehu dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat.
Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” të ndryshuar dhe vendimit nr 550, datë 15.07.2020, dy projekt vendime nga të cilat:
1.Kërkesë për miratimin e lejes për kryerje shpimi nëntokësor për nxjerrje uji, për qëllime sanitare.
2.Kërkesë për miratimin e rinovimit të kushteve të lejes për përdorim burimi ujor nëntokësor për qëllime teknologjike.
Dy projekt-vendimet e paraqitura gjetën dakordësinë dhe u miratuan me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e pranishëm.