Takim mbi sigurinë publike

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani, organizoi sot takimin me pjesëmarrjen e Z. Arben Xhaferri, Drejtor i Politikave të Çështjeve Vendore në Ministrinë e Brendshme, përfaqësueses së Prezencës së OSCE –së në Shqipëri Znj. Eldisa Lloshi, Zv/ Kryetareve të Njësive Vendore si dhe përfaqësuesve të institucioneve kryesore përsa i përket sigurisë publike.

Në këtë takim u prezantuan me detaje elementët e VKM -së nr. 678, datë 30.10.2024, “Për përbërjen, rregullat e hollësishme të organizimit, funksionimit të Këshillave Vendor të Sigurisë Publike (KVSP) dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet (KKSK)”. U diskutua mbi afatet kohore, pjesëmarrësit dhe rolin e gjithsecilit në këtë proçes.

Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave të sigurisë publike dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për mirëqenien e komunitetit, ndërkohë të pranishmit shprehen angizhim të plotë për realizimin efektiv të këtij misioni të përbashkët.