Takim mbi sigurinë, monitorimin, investimet dhe pasaportën e çdo dige në administrim të Bashkive të Qarkut Durrës.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani, zhvilloi sot një takim mbi sigurinë, monitorimin, investimet dhe pasaportën e çdo dige në administrim të Bashkive të Qarkut Durrës.

Takimi u organizua me praninë e Kryetarit të Komitetit të Digave të Mëdha Z.Arjan Jovani, përfaqësuesve nga tre Bashkitë e Qarkut si dhe të specialistëve të fushës.

Diskutimi u përqëndrua mbi sigurinë e digave, plotësimin e standarteve dhe kërkesave teknike, ku një rëndësi të veçantë mer hartimi i projekteve në drejtim të zhvillimit të sistemeve të monitorimit dhe alarmit me qëllim parandalimin e çdo rreziku të mundshëm që mund të sjellë kosto të pa parashikueshme, për ekonominë, mjedisin dhe mbi të gjitha jetët e njerëzve.

Strukturat e pushtetit vendor, duhet të zbatojnë me rigorozitet angazhimet që rrjedhin sipas detyrimeve dhe kërkesave të legjislacionit në fuqi.