Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani u realizua sot mbledhja në kuadër të Analizimit të punës dhe veprimtarisë mbi zbatimin e detyrimeve ligjore të Task-Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror 2024.
Mbledhja e sotme përfshiu Drejtues të Institucioneve që përbëjnë këtë Task-Forcë ku të pranishëm ishin: Zv.Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Renis Mullaj, Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës Z.Vasip Çopa, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Z.Altin Merizaj, Policia Vendore e Qarkut Durrës e përfaqësuar nga Z.Karafil Xholi, Kapiten i Portit Durrës Z.Tauland Allka, Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Znj.Aurora Hyka, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Z.Shpëtim Çiku, Drejtor i ARM Z.Ermal Arapi, Përgjegjëse/Sektori nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Znj.Anila Kapidani, Inspektore/Pune nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Znj.Lida Gjoka, Znj.Rajmonda Levanaj nga ARRSH.
Në këtë takim u zhvillua analiza e punës së kësaj Task-Force, u paraqitën rezultate konkrete mbi detyrat dhe funksionet e kryera gjatë sezonit turistik veror 2024,u analizuan arritjet dhe problematikat e evidentuara në terren nga të gjithë Institucionet që ofrojnë shërbime në drejtim të turizmit si dhe u diskutua mbi mundësinë e zgjidhjes së tyre përmes qasjeve të reja, mbështetur në kompetencat që ofron ligji, për ti paraprirë sezonit të ardhshëm turistik 2025.
Prefekti në fjalën e tij theksoi se ky viti ishte një përvojë e suksesshme e bashkëpunimit mes strukturave, të vetëqeverisjes vendore, degëve territoriale, institucioneve të administratës shetërore, falë të cilëve u sigurua një sezon turistik i suksesshëm me tregues të kënaqshëm.
Në mënyrë të veçantë Prefekti në fjalën e tij, nënvizoj marrjen e masave nga Bashkia Durrës, për sa i përket krijimit të kushteve të favorshme për t’i paraprirë implementimit të Ligjit të ri që pritet të dalë së shpejti për menaxhimin e plazheve, për të cilin Kryeministri Z.Edi Rama ka një qasje tëresisht të re.