Mbledhja e rradhës së Task Forcës Ndërinstitucionle për Sezonin Turistik Veror 2024

Në drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z. Emiljan Jani, u mbajt sot mbledhja e rradhës së Task Forcës Ndërinstitucionle për Sezonin Turistik Veror 2024, me fokus mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Pjesë e tryezës së mbledhjes ishin: Zv.Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Renis Mullaj, Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës Z. Vasip Çopa, Policia Vendore e Qarkut Durrës e përfaqësuar nga Z.Karafil Xholi, Policia Vendore e Kufirit dhe Migracionit e përfaqësuar nga Z.Petrit Pjetri, dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Z. Shpëtim Çiku.

Në takim u shtruan për diskutim një mori çështjesh për sa i përket problematikave të hasura si:

1. Subjekte private të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin dhe rregullat për stacionet e plazhit;

2. ⁠Plazhet publike dhe zaptimi i tyre nga vetë qytetarët të cilët me mos heqjen e çadrave të tyre shndërrohen në pengesë për qytetarë të tjerë të cilët kërkojnë të pushojnë të nesërmen në hapësirat e pëazheve publike;

3. ⁠Subjekte private të cilat nuk janë pajisur me asnjë dokument, apo lishencë përkatëse për ushtrimin e aktivitetit të tyre në terren.

Ndër të tjera u evidentuan edhe arritje në fillim të sezonit turistik si:

1. Largimi i shitësve ambulantë në vijën bregdetare;

2. ⁠Largimi i lypsave nga zonat me ndjeshmëri të lartë turistike;

3. ⁠Marrja e masave për lirimin e hapësirave të plazheve publike nga Kepi i Rodonit deri në plazhin e Përroit të Agait;

4. ⁠Bllokimi dhe vendosja e masave administrative kundrejt atyre subjekteve në konflikt me ligjin për turizmin;

5. ⁠Mirërregullimi i qarkullimit në akset me instensitet të lartë trafiku pranë zonave turistike.

Në përfundim të mbledhjes u ra dakord për vijueshmërinë e monitorimeve, kontrolleve dhe marrjen e masave administrative për cilindo që abuzon me hapësirat publike në zonat turistike.

Promovo postimin