Në vazhdim të aksioneve të pastrimit, në kuadër të punës dhe masave përgatitore për sezonin turistik veror, Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe strukturat mbështetëse të saj, si dhe me Agjensinë Kombëtare të Bregdetit, kanë zhvilluar aksione pastrimi në zonën e Kallmit dhe në vijën bregdetare Hekurudha – Plepa.
Në këto aksione janë angazhuar 108 forca dhe 6 mjete nga Ndërmarja Komunale Durrës, Ndërmarja Komunale Plazh, Agjensia Kombëtare e Bregdetit, Ndërmarja Rruga, Agjensia e Parqeve Urbane dhe Administrata e Institucionit të Prefektit.
Në përfundim të aksioneve u evaduan në total rreth 10 ton mbetje.