Mbledhje me të gjithë aktorët përgjegjës për infrastrukturën rrugore në tërësi

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani dhe Koordinatori i Përgjithshëm i Prefekturës së Qarkut Durrës Z.Edison Jonuzi organizuan sot një mbledhje me të gjithë aktorët përgjegjës për infrastrukturën rrugore në tërësi, sigurinë, mbirëmbajtjen dhe menaxhimin e trafikut rrugor në Qarkun Durrës. Kjo mbledhje vjen sigurisht edhe si një nevojë për të analizuar situatën e përgjithshmë të rrugëve, problematikat dhe nevojat për bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe për një menaxhim gjithëvjetor të rrugëve në mënyrë optimale.

Në këtë takim ishin të pranishëm: N/Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Elio Jani, Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës Z.Vasip Çopa, Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve Rurale Krujë z.Artan Gjergji; Përfaqësues nga Policia Bashkiake Shijak dhe Krujë, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/Seksioni i Policisë Rrugore, Ndërmarrja Rruga, ARRSH, nga firmat kontraktuese të mirëmbajtes së rrugëve të Qarkut.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan problematikat kryesore të rrugëve të qarkut Durrës, mirëmbajtja dhe siguria në akset rrugore, hotspotet, përmirësimi i sinjalistikës dhe masat që do të merren në vazhdimësi në kuadër të parapregatitjes për sezonin veror 2024. Gjithashtu u diskutuan investimet dhe ndërhyrjet e ndryshme që janë bërë gjatë kësaj periudhe apo që parashikohen të bëhen gjatë vitit 2024, në përmirësimin e situatës së rrugëve nacionale dhe rurale si dhe u parashtruan detyrat për të ardhmen në drejtim të rritjes së efiktivitetit dhe përmirsimit parametrave të sigurisë.

Në fjalën e tij Prefekti kërkoi nga të pranishmit analizimin e situatës së përgjithshme të rrugëve në kuadër të parapërgatitjes për sezonin e ri turistik 2024 cili padyshim që gjatë këtij viti do të jetë mjaft intensiv, në këtë këndvështrim duhet që edhe siguria rrugore të jetë në kushte sa më të mira në çdo drejtim. Po kështu nga të pranishmit u prezantua situata aktuale e rrugëve, dhe u adresuan problematikat përkatëse për të cilat u kërkua angazhim maksimal dhe koordinim ndërmjet strukturave, në veçanti me strukturat e Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Në përfundim Prefekti kërkoj angazhimin dhe korrdinimin e punës me qëllim përmirësimin dhe zgjidhjen e problematikave në kohë, në drejtim të krijimit të gjithë infrastrukturës apo shërbimeve të nevojshme për sezonin turistik 2024.