Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani mori pjesë sot në takimin e organizuar në Bashkinë Krujë për bashkërendimin e veprimtarisë institucionale në kuadër të Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike.
Në këtë takim ishin të pranishëm: Drejtori Drejtorisë Vendrore të Policisë Tiranë Z.Tonin Vocaj, Nën Kryetari Bashkise Krujë Z. Ilir Loci, Nën Prefekti i rrethit Krujë Z. Xhek Xheka, Sekretari Përgjithshëm i Prefekturës së Qarkut Durrës Z.Edison Jonuzi, Shefi i Komsiaratit të Policise Krujë Z. Kreshnik Alimadhi, përfaqësues nga OSSHE, Njësitë Administrative, Zonat e Mbrojtura Mjedisore si dhe përfaqësues nga struktura të tjera të ngarkuara me ligj.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkërendimi i veprimtarisë së Institucioneve Shtetërore ligjzbatuese, Policisë së Shtetit, Degëve Territoriale dhe Njësive Administrative në kuadër të luftës kundër Kultivimit e Trafikimit të Bimëve Narkotike.
Në takim, palët diskutuan për bashkërendimin e punës mes të gjitha institucioneve, problematikat e hasura gjatë vitit 2023 gjatë të cilit në Bashkinë Krujë janë asgjesuar rreth 42000 bimë narkotikë, si dhe shpalosja e planit të masave dhe të takimeve sensibilizuese për vitin 2024 e në vazhdimësi në interes të luftës kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit.
Gjithashtu u kërkua vëmendje e posaçme pasi Bashkia Krujë konsiderohet një zonë me risk të shtuar për shkak të terrenit të vështirë krahasuar me territoret e tjera që janë nën juridiksionin e Qarkut Durrës, më qëllim realizimin e objektivit 5 vjeçar që kjo bashki të dali nga harta e Kultivimit të Bimëvë Narkotike.
Në fjalën e tij Prefekti kërkoj nga gjithë strukturat shtetërore të pranishme, koordinim e bashkërendim të veprimtarive me synim që i gjithë reagimi institucional të përqendrohet në parandalimin e fenomenit përmes sensibilizimit pasi goditja e hershme e dukurisë siguron rezultate të dukshme dhe të shpejta, duke mos lejuar përhapje në territor.