Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat zhvilluan sot datë 09.02.2024 mbledhjen e parë të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm për vitin 2024.
Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” të ndryshuar dhe vendimit nr 550, datë 15.07.2020, pesë projekt vendime nga të cilat:
1.Kërkesë për “leje për kryerje shpimi nëntokësor për nxjerrje uji (pus-shpim)”.
2.Kërkesë për “ Saktësimin e koordinatave dhe rinovimin e lejes nr.serial 0012, miratuar me vendimin nr.11 datë 12.07.2018 për përdorim burimi ujor nëntokësor”.
3.Kërkesë për “miratimin e autorizimit për shfrytëzim uji nëntokësor për qëllime familjare”.
4.Kërkesë për “ miratimin e lejes për përdorim burimi ujor nëntokësor për qëllime industriale”.
5.Kërksë për “ miratimin e autorizimit për përdorimin e burimit ujor për ndërtimin, rindërtimin apo shembjen për mbrojtjen e brigjeve, mureve pritave dhe veprave të tjera në brigje për projektin “sistem i pjesshëm i lumit Lana”.
Pesë projekt-vendimet e paraqitura gjetën dakordësimin dhe u miratuan me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e pranishëm.