Sot më datë 01.02.2024, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, zhvilloi mbledhjen e këtij Komiteti. Në këtë takim ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Komitetit, përfaqësues të ADZM dhe përfaqësues të institucioneve që lidhen me menaxhimin e zonave të mbrojtura të Qarkut Durrës.
Në këtë mbledhje u prezantua dhe u diskutua analiza e punës së Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Durrës për vitin 2023, ku u bë një panoramë e situatës aktuale, problematikave kryesore të Zonave të Mbrojtura dhe Monumenteve të Natyrës si dhe u parashtruan objektivat për vitin 2024.
Ndër të tjera u diskutua gjendja e masave mbrojtëse dhe parandaluese për situatat e zjarreve, gjendja e infrastrukturës rrugore, erozioni, aksionet e pastrimit si dhe rivitalizimi në Zonat e Mbrojtura Mjedisore.
Në përfundim, Prefekti kërkoi angazhim dhe bashkëpunim maksimal të të gjitha strukturave përgjegjëse me qëllim mbrojtjen dhe rritjen e vlerave të këtyre zonave të mbrojtura.