Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani pati kënaqësinë të ishte i pranishëm në pritjen zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bajram Begaj në Bashkinë Shijak.
Vizita nisi në Bashkinë Shijak, ku palët biseduan për punët dhe investimet e bëra, mbështetjen që Kryeministri i ka dhënë Shijakut në procesin e rindërtimit dhe prioritetet për të ardhmen.
Më pas vizita vijoi në gjimnazin “16 Shtatori”. Shkollat 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu”.
Së bashku me Presidentin u vizitua INSIFA, si një nga bizneset më të mëdha në të gjithë Shqipërinë dhe Agro Koni në Maminas.
Në pëfundim u vizitua kompania Maccaferri e cila operon në Shqipëri dhe në filiale të tjera në Europë që prodhon, eksporton dhe importon produkte në fushën e Gjeoteknikës, një gamë të gjërë materialesh me bazë metalike për infrastrukturën rrugore.
Është hera e parë që Presidenti bën një vizitë zyrtare në Bashkinë Shijak, ogur ky mjaft i mirë për zhvillimin e mëtejshem të qytetit.