Prefekti i Qarkut Durrës z. Emiljan Jani zhvilloi sot takimin e rradhës për sa i përket Paketës së Sigurisë në Shkolla sipas porosisë së Ministrit të Brendshëm z.Taulant Balla.
Ky takim vjen në kuadër të zbatimit të planit të masave nga institucionet në funksion të detyrimit ligjor e institucional për një qasje të re në punën e përbashkët dhe detyrës për koordinimin, monitorimin e informimin ditë për ditë e javë pas jave bazuar në Paketën e Sigurisë në Shkolla.
Në këtë kontekst mbledhja e sotme përfshiu Drejtues të Institucioneve që përbëjnë këtë Task-Forcë Rajonale të kryesuar nga Prefekti i Qarkut, ku të pranishëm ishin: zv/Kryetari i Bashkisë Durrës, zv/Kryetari i Bashkisë Shijak, Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës, Drejtori i Policisë Bashkiake Shijak, përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Durrës, Drejtori i MZSH Durrës, Drejtueset e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar Durrës, Krujë dhe Shijak, Shef/Sekt Rendit nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, koordinatorët e Oficerëve të Sigurisë pranë ZVAP Durrës, Krujë dhe Shijak, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) Durrës, Drejtori për Arsimin, Artin, Sportet dhe Besimet Fetare në Bashkinë Durrës dhe Drejtoresha e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Prefekti i Qarkut Durrës si kryesues i Paketës së Sigurisë në Shkolla vendosi theksin për monitorimin e zbatimit të masave lidhur me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve brenda perimetrit të sigurisë shkollave. Në këtë këndvështrim gjatë takimit u kërkua nga ana e çdo institucioni, si pjesë e Paketës së Sigurisë në Shkolla zbatimi i detyrave të përcaktuara, standarti ligjor për t’u zbatuar e respektuar me përpikmëri në funksion të parandalimit dhe ndalimit të të gjitha fenomeneve si sfidë e shoqërisë të së tashmes për sigurinë e nxënësve në shkolla.
Drejtuesit e institucioneve të koordinojnë punën dhe bashkëpunojnë për monitorimin dhe inspektimin e shitësve ushqimorë ambulant nga ana e AKU-s brenda perimetrit të përcaktuar, monitorimin e kushteve të higjenës, cilësisë së ujit në rrjetin hidrik brenda shkollave, shitjes së pijeve alkoolike dhe energjike, duhanit për nxënësit nën moshën 18 vjeç nga ISHSH-ja, pajisjen me mjete të shuarjes së zjarrit si: rrjeti hidrant dhe bombolat me pudër nga MZSH-ja, vendosjen e sinjalistikës rrugore pranë objekteve arsimore, kontroll të rreptë për lëvizjen e mjeteve në atë perimeter dhe kryqëzimeve pranë shkollave nga Policia Bashkiake, si dhe një rol thelbësor në mirëorganizimin dhe mirëkoordinimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm kanë Oficerët e Sigurisë, të cilët janë të parët që konstatojnë çdo fenomen, duke vënë në dijeni së pari drejtorinë e shkollës, ZVA-n përkatës dhe instancat e tjera ligjzbatuese për parandalimin e kriminalitetit, përplasjeve fizike mes nxënësve, përdorimin e lëndëve narkotike dhe fenomeneve me risk për sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve gjatë procesit mësimor.
Pjesë e kësaj pakete sigurie përfshihet edhe krimin kibernetik në dëm të të miturve, duke adresuar në këtë mënyrë çdo shqetësim e çdo problematikë.
Në përfundim të takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit si një ekip ndërinstitucional për punën e përditshme në mbarvajtjen e një procesi sa më të rregullt e të sigurt përgjatë gjithë vitit shkollor 2023-2024.
Shiko statistikat dhe reklamat
Të gjitha reagimet:
2828