Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani priti në një takim kortezie në përfundim të misionit të tij dy vjeçar si Komandant i Njësisë Kufitare Detare të Guardia di Finanza Durrës Kolonel Davide D’Aponte i cili i dorëzon detyrën Kolonel Francesco Della Corte.
Prefekti shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm që shkon përtej kufijve, dhe për punën e shkëlqyer të Kolonel Davide D’Aponte gjatë këtyre dy viteve si dhe i uroj suksese Komandantit të ri Francesco Della Corte në detyrën e drejtimit të Njësisë Kufitare Detare të Guardia di Finanza Durrës!
Gjatë takimit, Prefekti falenderoi të pranishmit për vizitën, dhe shprehu vlerësimet e tij për Misionin e Guardia di Finanza, marrëdhëniet dypalëshe duke e vëne theksin tek bashkëpunimi i vlefshëm ndër institucional i cili me kalimin e viteve është konsoliduar duke bërë të mundur funksionimin si një organizatë e përbashkët e besueshme dhe profesionale në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme ashtu edhe në realizimin me efektivitet të operacioneve policore antitrafik.
Në takim palët shprehën angazhimin e tyre të plotë për të vijuar dhe profilizuar më tej bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, në zhvillimin aktivitete të përbashkëta me qëllim ngritjen e kapaciteteve për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.