Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat zhvilluan sot datë 13.12.2023 mbledhjen e fundit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm për vitin 2023.
Si gjithmonë kryefjala në takim ishte shfrytëzimi i burimeve ujore me përgjegjshmëri të lartë në respekt të plotë të detyrimeve ligjiore dhe përgjegjësive sociale për të garantuar dhe mbrojtur shëndetitn publik, mjedisin pa cënuar për asnjë rast këtë pasuri tonën të përbashket, ujin.
Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” të ndryshuar,vendimit nr 550, datë 15.07.2020, 2 dy projekt vendime nga të cilat:
1. Kërkesë për “saktësimin e koordinatave dhe rinovimin e kushteve të lejes” miratuar me vendimin nr 15 datë 12.07.2018 për përdorimin e burimit ujor nëntokësor .
2. Kërkesë për “miratimin e lejes” për përdorim burimi ujor nëntokësor për qëllim industrial.
Dy projekt vendimet e paraqitura gjetën dakordësimin dhe u miratuan me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e pranishëm.
Gjithashtu në këtë takim anëtarët e KBU-së u njohën më planin e miratuar të Menaxhimit të Bsenit Ujor Ishëm.