Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani u realizua sot mbledhja në kuadër të Analizimit të punës së Task-Forcës Ndërinstitucionale për monitorimin dhe kontrollin e masave mbi zbatimin e detyrimeve ligjore për sigurinë në plazhe gjatë sezonit turistik 2023.
Në këtë kontekst mbledhja e sotme përfshiu Drejtues të Institucioneve që përbëjnë këtë Task-Forcë ku të pranishëm ishin: Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Dr/Rajonal i Agjensisë së Mjedisit, Shef Sek/ nga Drejtoria Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Shef Sek/ nga Drejtoria Vendore të Policisë së Qarkut Durrës, Shef Sek/ nga Drejtoria e M.Z.SH Durrës, Inspektor nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektor nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe NJVKSH.
Në këtë takim u bë analiza e punës së kësaj Task-Force, u paraqitën rezultatet konkrete në fushën e turizmit, u analizuan arritjet dhe problematikat nga të gjithë Institucionet, që ofrojnë shërbime në drejtim të turizmit.
Prefekti në fjalën e tij theksoi se ky viti ishte një përvojë e suksesshme e bashkëpunimit mes strukturave, të vetëqeverisjes vendore, degëve territoriale, institucioneve të administratës shetërore falë të cilëve u sigurua një sezon turistik i suksesshëm me tregues të kënaqshëm.
Një nga arritjet për këtë sezon turistik ishte edhe themelimi i strukturës së re të Njësisë së Policisë Detare, një bashkëpunim midis Policisë së Shteti dhe Policisë së Kufirit dhe Migracionit për kontrollimin e të gjitha mjeteve motorrike lundrues për argëtim dhe për monitorimin e hapësirës detare me mjete lundruese të tipit “Jet-Ski”, për dhënien e ndihmës së parë pushuesve dhe mjeteve lundruese në rast nevoje. Një strukturë në mbështetje të parandalimit dhe zgjidhjes së problematikave në bregdetin e Qarkut Durrës.
Institucioni i Prefektit ka vijuar përgjatë gjithë sezonit turistik që lamë pas të koordinojnë punën mes të gjith strukturave të vetëqeverisjes vendore, degëve territoriale, institucioneve të administratës shetërore që reagimi dhe veprimi të ishte një i tërë.
Ky sezon turistik kishte fluksin më të madh të turistëve brenda një viti në këto tre dekada dhe ishte një histori suksesi, por zhvillimi i mëtejshëm i sektorit të turizmit mbetet një sfidë shumë e madhe për të garantuar qëndrueshmërinë e këtij progresi në vazhdimësi.
Në përfundim të takimit u diskutuan problematikat si dhe u lanë detyra konkrete për t’u realizuar në sezonin e ardhshëm turistik 2024, duke vendosur theksin në përmirësimin dhe zgjidhjen e problemeve të evidentuara gjatë sezonit turistik 2023.