Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani organizoi një takim mbi masat e ndërmarra në funksion të detyrimimeve ligjore e institucionale për një qasje të re në punën e veprimtarinë e përbashkët për mbarëvajtjen e proçesit mësimor gjatë vitit të ri shkollor 2023-2024.
Në këtë takim ishin të pranishëm:Drejtori Rajonal i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z.Roni Shqopa, Dr e ZVAP Durrës Znj.Amarilda Thermija, Dr e ZVAP Shijak Znj.Blerina Keçi, Dr e ZVAP Krujë Znj.Dorina Laçi, Përgj/Sektori ZVA Durrës Znj. Genciana Çako, Inspektor i Policisë Bashkiake Durrës Z.Realdo Vrioni, Përgj/Sektori nga Drejtoria Vendore të Policisë Durrës Z.Elton Toska, Oficer sigurie ZVAP Z.Aleksandër Gjeci.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me detyrimet institucionale para fillimit të sezonit të ri shkollor, gjendjen e infrastrukturës shkollore, nevojat për mirëmbajtje e pajisje, masat për furnizimin me tekste e materiale shkollore, nivelin e dixhitalizimit në shkollat e qarkut, aktivitetin e oficerëve të sigurisë në shkolla, siguria ushqimore në ambjentet rreth shkollave si edhe për nevoja e problematika të ndryshme të cilat duhet të jenë prioritare për të krijuar kushtet e nevojshme dhe optimale për secilin nxënës.
Gjithashtu u diskutua lidhur me proçedurën e ndjekur për regjistrimin e nxënësve, plotësimin e stafeve mësimdhënëse të shkollave, për numrin e tyre krahasuar me vitin e kaluar. Siguria në shkolla ishte një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm që u vlerësua, edhe pas porosive të lëna nga Ministri i Brendshëm z.Taulant Balla dhe Ministrja e Arsimit dhe Sporteve znj.Evis Kushi, në prezantimin e paketës për sigurinë në shkolla.
Se shpejti do të ngrihet edhe një Task Forcë e posaçme me objekt “Siguria Publike në Shkolla” që do të kryesohet nga Prefekti i Qarkut, për të siguruar marrjen e masave brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.
Nga të pranishmit u garantua se këtë sezon do të ketë një vëmendje akoma më të shtuar pranë perimetrit të shkollave nga oficerët e policisë për të shmangur raste që krijojnë pasiguri për nxënësit dhe shqetësime për prindërit.
Në përfundim të takimit, Prefekti theksoi rekomandimet përkatëse si dhe kërkoi angazhimin maksimal nga të gjitha institucionet dhe bashkëpunimi organik dhe të përditësuar mbi problematikën e çdo shkolle për të bërë të mundur ofrimin e një shërbimi arsimor cilësor e me standart.