Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani ishte i pranishëm në ceremoninë përkujtimore që u mbajt me rastin e 20 korrikut 66-vjetorit të themelimit të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ) të Popullit Shqiptar “NDERI I KOMBIT” dhe “DITËS SË VETERANIT”.
Prefekti shprehu vlerësimet e tij për organizimin e kësaj ceremonie përkujtimore dhe nderuese për atë çfarë LANÇ i dha Shqipërisë në mbrojtje dhe sprapsje të pushtuesve nazifashtë, por edhe në evidentimin e vlerave atdhetare të përcjella në brezat pasardhës.
Ne sot përulemi me nderim dhe respekt të skajshëm në kujtim të të gjithë të rënëve dëshmorë për çlirimin e Shqipërisë dhe atyre burrave trima që krijuan Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ e për më tepër, që e drejtuan ndër vite dhe mbrojtën vlerat dhe idealet e patjetërsueshme të LANÇ.
Simbol i vlerave atdhetare, mëshirimi i idealeve të larta njerëzore të lirisë e dinjitetit shoqëror.
Lavdi kësaj dite të shënjuar!
Lavdi LANÇ!
Lavdi heronjve dhe dëshmorëve tanë!