Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani ishte i pranishëm sot në ceremoninë e Konstituimit të Këshillit të Qarkut Durrës, ku Z.Alfred Mullaraj u rizgjodh me votën e të gjithë këshilltarëve pjesëmarrës në një mandat të tretë, për katër vitet e ardhshme në postin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Durrës.
Këshilli i Qarkut Durrës përbëhet nga kryetarët e tre bashkive dhe anëtarët e zgjedhur me votat e këshillave bashkiak në secilën bashki.
Gjatë betimit të tij, kryetari i Këshillit të Qarkut Z.Alfred Mullaraj, falenderoj të pranishmit për besimin e dhëne për një tjetër drejtim 4-vjeçar në krye të Qarkut Durrës.
Besimplotë së punët e mira do të vijojnë edhe këtë mandat të ri në të mirën e qytetarëve dhe në shërbim të tyre.
Shumë Suksese!