Në vijim të takimeve të Task-Forcës Ndërinstitucionale për Menaxhimin e Sezonit Turistik Veror 2023, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani zhvilloi takimin e rradhës ku ishin të pranishëm: Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Renis Mullaj, Drejtori i Policisë Bashkiake Z.Vasip Çopa, Dr/Rajonal i Agjensisë së Mjedisit Z.Perparim Mançellari, Dr/Agjensisë Rajonale të Bregdetit Z.Shpetim Çiku, Shef Sek/Drejtoria Vendore e Kufirit Durrës Z.Petrit Pjetri, Shef Sek/Drejtoria Vendore e Policisë Z. Karafil Xholi.
Takimi pati në fokus këto pika kryesore:
Monitorimin e hapësirës detare, për zbatimin e rregullave të lundrimit dhe çertifikimin e drejtuesve të mjeteve lundruese, për të garantuar sigurinë e pushuesve.
Si kanë vijuar inspektimet e deritanishme dhe problematikat e hasura në lidhje me vendbazimet e mjeteve lundruese dhe korridoret e lëvizjes së tyre.
Ndotjet akustike,zhurmat.
Nga ana e Prefektit u kërkua prioritet dhe vëmendje e veçantë në ushtrimin e kontrolleve dhe monitorimin e vazhdueshëm në terren të vendbazimeve të mjeteve lundruese dhe mënyrën se si ato janë vendosur, duke respektuar të gjitha kriteret e kërkuara në ligj si dhe raportim të detajuar lidhur me shkallën e përmbushjes së objektivave sipas fushave të përgjegjësisë së secilit.
Në përfundim Prefekti kërkoi nga të gjithë institucionet përmbushjen e detyrimve të tyre ligjore me përgjegjshmëri me qëllim vazhdimësinë e një sezoni veror sa më të qetë e të sigurt.