Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani zhvilloi sot një takim ku të ishin të pranishëm:Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Renis Mullaj, SHef/Komisariati nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit Z.Karafil Xholi, Z.Algert Gjonaj, Z. Emal Zenelaj, Dr/Angjencisë Rajonale të Bregdetit Z.Shpetim Çiku, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Z.Petrit Pjetri, Policia Bashkiake Z.Realdo Vrioni , si dhe Operatorë turistikë të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vijën bregdetare të qarkut Durrës.
Në mbledhje u diskutua për situatën aktuale të vendbazimeve të mjeteve detare që gjenden në vijën bregdetare të qarkut Durrës. Gjithashtu u diskutua mbi gjetjen e zgjidhjeve brenda kuadrit ligjor, në mënyrë që operatorët turistik dhe administratorët e mjeteve lundruese detare të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre duke respektuar me rreptësi të gjithë kriteret e përshkruara në ligj, për të bërë të mundur ofrimin e një shërbimi sa më të sigurtë ndaj pushuesve duke shmangur kështu çdo rrezik potencial.