Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani sot datë 30.05.2023 zhvilloj takimin e rradhës koordinues të Task Forcës Ndërinstitucionale për Menaxhimin e Sezonit Turistik Veror 2023, ku ishin të pranishëm drejtues të Institucioneve Vendore dhe Degëve Territoriale pjesë përbërëse e kësaj Task Force: Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Renis Mullaj, Drejtori i Policisë Bashkiake Z.Vasip Çopa, Shef Sek/Drejtoria Vendore e Kufirit Durrës Z.Petrit Pjetri, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Z.Nestor Mensuri, Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave Z. Kliton Tati, Dr/Agjensia Rajonale e Bregdetit Z.Shpetim Çiku, Dr/Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Z.Indrit Cërloj.
Takimi kishte si qëllim intensifikimin e masave, bashkërendimin e veprimtarisë së Institucioneve Shtetërore ligjzbatuese, Degëve Territoriale dhe Njësive të vetqëverisjes vendore për mbarëvajtien e sezonit turistik veror 2023.
Nga ana e Prefektit u kërkua prioritet dhe vëmendje e veçantë në ushtrimin e kontrolleve dhe monitorimin e vazhdueshëm në terren të vendbazimeve të mjeteve lundruese dhe mënyrën se si ato janë vendosur, duke respektuar të gjitha kriteret e kërkuara në ligj si dhe raportim të detajuar lidhur me shkallën e përmbushjes së objektivave sipas fushave të përgjegjësisë së secilit.
Duke marrë shkas nga problematikat e dala gjatë sezonit veror të kaluar u kërkua koordinim ndërinstitucional i punës në lidhje me plotësimin e detyrimeve të parashikuara në ligj mbi masat paraprake që duhet të merren nga Bashkitë dhe Degët Tërritoriale, për të patur një sezon turistik të mirëorganizuar.
Pjesëmarrësit, diskutuan lidhur me detyrat përkatëse të caktuara nga plani i masave duke adresuar çështje të ndryshme që lidhen me sigurimin e vrojtuesve në plazhe, krijimin e vendparkimeve të mjeteve lundruese, përcaktimin e zonave të sigurisë së notimit me bova (150 m nga bregu ), vendosjen e sinjalistikës së nevojshme,etj.
Në përfundim palët shprehën angazhimin e tyre të plotë për të vijuar më tej bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me qëllim ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e kushteve të sigurisë, qetësisë dhe standardeve të larta për çdo vizitor dhe turist!
Shiko statistikat dhe reklamat