Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit nr 20 datë 1.3.2023 për ngritjen e Task Forcës Ndërinstitucionale për Menaxhimin e Sezonit Turistik Veror 2023 organizoi sot një takim ku ishin të pranishëm: Drejtori i Policisë Bashkiake, Zv Drejtori për Sigurinë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Drejtoria Rajonale e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, Agjensia Kombëtare e Bregdetit, ARRSH, Zonat e Mbrojtura Mjedisore,Qëndra Muzeore Krujë.
Duke marrë shkas nga problematikat e dala gjatë sezonit veror të kaluar nga Prefekti i Qarkut u kërkua koordinim ndërinstitucional i punës në lidhje me plotësimin e detyrimeve të parashikuara në ligj mbi masat paraprake që duhet të merren nga Bashkitë dhe Degët Tërritoriale, për të patur një sezon turistik të mirëorganizuar.
Këto masa duhet të jenë sa më rigoroze dhe të marra në kohë me qëllim që fillimi i sezonit turistik 2023 të na gjej pa problematika në këtë drejtim. Prefekti nënvizoj dhe një herë detyrimet ligjore që kanë të gjithë aktorët për zbatimin e akteve ligjore në fuqi, detyrat dhe kompetencat që ka secili sektor për të monitoruar, kontrolluar dhe vënien përpara përgjegjesise ligjore të gjitha subjektet që proçedojnë në informalitet dhe në kundershtim me ligjin.
Gjithashtu u kërkua vëmëndja e të gjitha strukturave në drejtim të marrjes së masave ndaj kushteve higjeno sanitare, pastrimit të plazheve, plugimit dhe dezinfektimit, kontrolli i zhurmave, qarkullimi i mjetëve të rënda në zonën e plazhit, krijimi i sinjalistikës së nevojshme, shitësit ambulantë etj.
Nga diskutimet e të pranishmëve në këtë takim u ngritën problematika të ndryshme në drejtim të aspektit teknik të punës për të cilat do të punohet për ti dhënë zgjidhje në kohë për të bërë të mundur krijimin e të gjithë infrastrukturës apo shërbimeve të nevojshme për sezonin turistik veror 2023.
Në përfundim të takimit Prefekti u la detyrë të pranishmëve hartimin e planeve konkrete të veprimit me afate kohore të përcaktuara, të masave paraprake që do të merren nga çdo institucion në drejtim mbarëvajtjes së sezonit turistik veror 2023. Përcaktimin e qartë të objektivave të punës dhe çfarë kërkohet për 2023 në zbatim të akteve ligjore në mënyrë që të krijojmë jo vetëm klimën e duhur për një turizëm bashkëkohor dhe të standartizuar, por në të njëtën kohë të krijojmë mundësinë që sektori i turizmit të shërbejë si një nxitës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik për qarkun tonë dhe më gjerë.