Sot, Prefekti Qarkut Durrës Z. Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Komitetit Rajonal Anti Trafik, zhvilloi analizën e veprimtarisë së këtij Komiteti për vitin 2022.
Në këtë mbledhje analizë Ishin të pranishëm të gjithë strukturat shtetërore dhe organizatat jo qeveritare anëtare të këtij komiteti.
Në fjalën e tij Prefekti vuri theksin në çështjet kryesore të cilat kanë qënë prioritet i punës për vitin e kaluar si: numri i viktimave të trafikimit, fëmijët në situatë rruge, aktivitetet ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese si dhe rritja e bashkëpunimit midis strukturave.
Në takim u miratua gjithashtu Pani i Veprimit për vitin 2023. Rregullorja për funksionimin e KRAT dhe Tryezes Teknike si dhe Urdhërat përkatës për funksionimin e tyre.
Takimi vijoi me diskutimet e anëtarëve të tryezës teknike, të cilët analizuan situatën e trafikimit në qarkun tonë, duke ngritur problematika konkrete dhe duke kthyer vëmëndjen në mbrojtje të viktimave të trafikimit.
Në fund të takimit Prefekti la detyra konkrete dhe rekomandime të cilat do të shërbejnë në përmirësimin e punës në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.