Sot më datë 18.10.2022, në zbatim të Urdhrit të Prefektit Nr. 18, datë 04.03.2022. “Për Ngritjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Nivel Qarku”, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani u organizua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku, mbi marrjen e masave parandaluese dhe mbrojtëse për përballimin e situatave emergjente për sezonin vjeshtë-dimër 2022-2023.
Në këtë takim ishin të pranishëm: ●Kryetari i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha Z. Arjan Jovani;●Përfaqësues i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Rajoni Qëndër Znj. Rajmonda Levanaj;●Përfaqësues i Qëndrës së Mbrojtjes Civile për Rajonin Durrës (AKMC) Z. Behar Gjoni;●Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës Z. Renis Mullaj;●Përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës; ●Administratorët e Njësive Administrative;●Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës●Përgjegjësit e Sektorit të Mbrojtjes Civile;●Përgjegjësit e M.Z.SH-ve;●Përfaqësues të bashkive të sektorit të Rrugëve, etj.
Qëllimi i takimit ishte marrja e masave parandaluese dhe mbrojtëse për përballimin e situatave emergjente për sezonin vjeshtë-dimër.
Gjatë zhvillimit të këtij takimi si struktura më e lartë e Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës, drejtuesit e institucioneve pjesmarrëse diskutuan dhe shtruan probleme të rëndësishme mbi organizimin dhe bashkëveprimin e punës dhe veprimtarisë së Institucioneve Vendorë dhe Qëndrorë në nivel Vendore, për planifikimin dhe përballimin e situatave të mundshme emergjente në sezonin vjeshtë-dimër 2022- 2023.
Prefekti, kërkoi nga përfaqësuesit e Institucioneve, ndjekjen me prioritet të çështjeve: • Identifikimi i burimeve financiare, njerëzore dhe materiale që disponohen në nivel vendor;• Gjendja e digave/dambave, rezervuarëve dhe mekanizmave të shkarkimit të tyre;• Gjendja teknike e stacioneve të pompimit të hidrovorëve dhe e rrjetit të furnizimit me energji elektrike të tyre;• Gjendja teknike e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve dhe masat shtesë që duhet të merren nga ndërmarrjet;• Gjendja e argjinaturave të lumenjve e pritave malore që rrezikojnë zonat e banuara, objektet dhe tokat bujqësore;• Gjendja funksionale e sistemit rrugor kombëtar, urban dhe rural;• Mirëmbajtja e çdo sistemi kullimi, e kanaleve të ujërave të larta, të dyta dhe të treta dhe kolektorëve të shkarkimeve, për të parandaluar përmbytjet nëpërmjet angazhimit maksimal të Bordeve të Kullimit në çdo bashki;• Rezervat e skorieve dhe të kripës, si dhe shpërndarja e tyre përgjatë segmenteve problematike.
Prefekti i Qarkut theksoi se marrja e masave në kohën e duhur, do të bëjë të mundur rritjen e efikasitetit të çdo strukture, për parandalimin, parapërgatitjen, përballimin dhe minimizimin e dëmeve nga rreziku i rreshjeve.