Sot me datë 17.06.2022 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua takimi me Kryetaren e Bashkisë Ogrodzieniec të Polonisë znj. Anna Pilarczyk nën drejtimin e Prefektit z. Emiljan Jani dhe Drejtoresha për Çështjet Vendore dhe Prefekturat në Ministrinë e Brendshme znj. Alma Mele.
Gjithashtu ishin të pranishëm: Konsulli i Nderit të Ukrainës në Shqipëri z. Bledi Bajraktari, Presidentja e operatorit turistik Polak, Rego-Bis znj.Gabriela Mańka – Sokullu, Drejtuesja e kompanisë Aler Travel znj. Tetyana Bajraktari të cilët ishin iniciues kryesor të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy palëve, Partneri Shqiptar i Rego-Bis, Kryetarë të disa Bashkive në Poloni, biznesmenë, këshilltarë dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit vendor në disa qytete polake.
Nga Prefekti u bë një panoramë e përgjithshme për ecurinë e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe historik të Qarkut Durrës duke i falenderuar që vijnë dhe frekuentojnë qytetin e Durrësit.
Kryetarja e Bashkisë Ogrodzieniec të Polonisë znj. Anna Pilarczyk vlerësoi në mënyrë të veçantë mikpritjen dhe bujarinë ku shprehu falenderime si dhe vlerësoi zhvillimin që ka pësuar turizmi në këto vite.Në fund të takimit u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për Miqësi dhe Bashkëpunim midis Komunës së Ogrodzieniec, Republika e Polonisë dhe Prefektit të Qarkut Durrës, Republika e Shqipërisë.
Ky Memorandum Mirëkuptimi nënkupton krijimin e një miqësie dhe bashkëpunimi midis dy vëndeve, i cili u përkrah dhe u mbështet nga Ministria e Brendshme.