Sot më datë 18.05.2022 u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, e drejtuar nga Prefekti i Qarkut Durrës z. Emiljan Jani.
Në këtë takim ishin të pranishëm: Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës, Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Drejtues të Degëve Territoriale të Qarkut, Drejtues të Organeve të Vetëqeverisjes Vendore, Kryetari i Shoqatës së Turizmit Ata Horeca dhe Operatorë Turistik.
Gjatë mbledhjes u diskutua për përcaktimin e objektivave dhe mënyrave për promovimin e turizmit në qark, ngritja e task-forcave për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror si dhe marrjen e masave për mirëmbajtjen e rrugëve drejt destinacioneve turistike.
Ndër të tjera Prefekti kërkoi angazhim të plotë nga çdo institucion në zbatimin e planit të masave si dhe bashkëpunimin e tyre me organet e rendit për marrjen e masave efektive për sigurinë publike gjatë gjithë sezonit turistik.