#3prill
#DurrësiPaMakina
Bashkia e Durrësit me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit , ditën e dielë, më datë 3 Prill, fillon zbatimin e nismës “Dita pa makina”.
Për realizimin e kësaj nisme, Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore.
Ditën e dielë, më 3 Prill nga ora 9.00 deri në 15.00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në akset:
Bulevardi “Dyrrah” – Rruga “Grigor Durrsaku”
Rruga “Aleksandër Goga” nga Muzoleumi i Dëshmorëve – Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.
#BashkohuEdheTi nismës sonë për një mjedis më të pastër dhe për një jetë më të shëndetshme.
#DurrësiPaMakina – jeto shëndetshëm!