Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z. Roland Nasto, sot Dt 15.04.2021 u zhvillua një takim në lidhje me çështje të sigurisë rrugore në tërësi dhe masat paraprake për sezonin turistik veror 2021 në këtë drejtim.Në këtë takim ishin të pranishëm: Drejtori i Rajonit Qëndror të Autoritetit Rrugor Shqiptar Z.Erion Koka, N/Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Arber Braho, N/Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës për Rendin dhe Sigurinë Publike Z.Asllan Shytaj, Drejtori i Policisë Bashkiake Z.Vasip Çopa, Drejtori i Ndërmarjes Rruga Z.Aljon Hysko, Shefi i Qarkullimit Rrugor Z.Andi Ajazi, Administratori i Firmës Al-Asfalt sh.p.k Z.Astrit Varaku (firma kontraktuese për rrugët). Qëllimi i këtij takimi ishte mbi nevojat për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe sinjalistikës gjatë sezonit veror 2021. Në takim u bë një panoramë e përgjithshme e të gjithë problematikave të hasura në të gjithë akset rrugore nacionale dhe lokale, në veçanti të atyre akseve me akses në zonat turistike. Prefekti në fjalën e tij thesoi faktin se jemi përpara sezonit turistik veror, si dhe përpara stërvitjes së madhe ushtarake “Defender 21”, stërvitje kjo e forcave ushtarake të SHBA-së në Europë, ku rreth 7 mijë trupa do të dislokohen në Shqipëri. Është një stërvitje e drejtuar nga ushtria e SHBA në Europë. Në këtë këndvështrim duhet që edhe siguria rrugore të jetë në kushte sa më të mira në çdo drejtim. Por kjo edhe për faktin se jemi përpara sezonit të ri turistik veror, i cili padyshim që gjatë këtij viti do të jetë mjaft intensiv, kjo për shkak të lehtësimit të masave anti COVID, në lëvizjen e turistëve si vendas edhe të huaj që do të vij edhe si rezultat i proçesit të vaksinimit.Drejtori i Rajonit Qëndror të Autoritetit Rrugor Shqiptarë bëri një panoramë të të gjithë rrugëve nacionale dhe firmave kontraktuese në qarkun Durrës, si dhe parashtroi detyrat për të ardhen në drejtim të rritjes së efiktivitetit dhe përmirsimit parametrave të sigurisë.Vëmëndja u përqëndrua në akset kryesore, të cilat nga administratori i firmës Al-Asfalt sh.p.k u premtua që do të ofrohet e gjithë asistenca e nevojshme në drejtim të mirëmbajtjes, rritjes ë parametrave në infrastrukturën rrugore dhe sinjalistikë.Po kështu edhe nga strukturat e Bashkisë Durrës u prezantua situata e rrugëve me disa porblematika, për të cilat u kërkua angazhim maksimal dhe koordinim ndërmjet strukturave, në veçanti me Policinë Vendore të Qarkut Durrës dhe strukturat e Policisë së Qarkullimit Rrugor. Në përfundim Prefekti kërkoj angazhimin dhe korrdinimin e punës ndërmjet të gjithë strukturave me qëllim përmirësimin dhe zgjidhjen e problematikave në kohë, në drejtim të krijimit të gjithë infrastrukturës apo shërbimeve të nevojshme për sezonin turistik 2021.