Prefekti i Qarkut Durrës ka vijuar inspektimin në Njësinë Administrative Fushë Krujë dhe Thumanë të Bashkisë Krujë ku po vijon me ritme të shpejta rindërtimi dhe ku aktualisht në Fushë Krujë do të ndërtohen në një Sipërfaqe prej 10 Hektar 15 pallate, 128 shtëpi individuale dhe ka përfunduar 90% e punimeve infrastrukturore.
Aktualisht janë ndërtuar 9 rrugë të reja me sipërfaqe prej 20.000 metra katrorë si dhe kanë përfunduar kanalet e Ujësjellës Kanalizimeve ku janë shtrirë 2500 metër linear tubacione në seksione të ndryshme sipas sasisë së furnizimit të ujit. Janë bërë kanalizime të reja të ujrave të zeza rreth 3800 metër linear dhe 4144 metër linear për ujrat gri. Është bërë e mundur vendosja e 196 shtyllave elektrike për ndriçim gjithashtu ka përfunduar infrastruktura për ndiçim dhe internet ku janë vendosur 5800 metër linear kanalizime dhe tubacione të shtrira. Bordura dhe trotuare 1200 metër katror.
Aktualisht po ndërtohen 28 shtëpi individuale (3+1) 16 shtëpi; (2+1) 10 shtëpi ; dhe (1+1) 2 shtëpi nga të cilat kanë mbaruar platetë në 7 prej tyre dhe ndërkohë janë duke u përpunuar në shtresën e varfër të platesë 21 shtëpi. Nesër fillojnë punimet në mure në 7 banesa.
Në njësinë Administrative Thumanë vazhdojnë punimet në infrastrukturë deri tani janë realizuar 75% e tyre sipas planit. Ështe ngritur kantjeri i ndërtimit i shtëpive individuale. Punimet në shkollën 9- vjeçare po ecin me ritme mjaft të shpejta sipas planit.