Në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit publik në Luftën kundër Trafikimit të Personave, Insitucioni i Prefektit të Qarkut Durrës njëkohësisht dhe drejtues i Komitetit Rajonal Antitrafik Durrës ka nisur fushatën e ndërgjegjësimit e cila do të vijojë gjatë gjithë muajit Tetor si pjesë integrale e fushatës kombëtare koordinuar nga Koordinatori Kombëtar Antitrafik.Për këtë qëllim sot më dt 07.10.2020 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua një takim koordinues ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Mjekë nga Qëndrat Shëndetsore të qytetit si dhe përfaqësues të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve nga Bashkia Durrës.Në këtë takim u prezantua një vidio informuese nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor i cila do të shërbejë si një mekanizëm orientues hap pas hapi për punën e përbashkët të punonjësve shëndetësore me sloganin: “Bashkëmundemiluftojmëtrafikimin” me fokus mbrojtjen, identifikimin dhe adresimin e fëmijëvë në nevojë e me probleme sociale në rrezik trafikimi për të bërë të mundur me pas ofrimin e ndihmës së nevojshme nga strukturat përkatëse.Gjithashtu gjatë takimit nga të pranishmit u diskutua dhe mbi problematikat e hasura dhe gjetjen e zgjidhjeve të reja për ti ardhur në ndihmë qëllimit të përbashkët mbi adresimin e kësaj formë të krimit të organizuar që përbën edhe një nga prioritetet e punës së të gjithë aktorëve antitrafik.Ndërkohë në vijim të gjithë anëtarët, pjesë e Komitetit Rajonal Antitrafikik, në bashkëpunim me strukturat publike dhe jo publike do t”i bashkohen fushatës ku do të angazhojnë partnerë lokal, mjek, të rinj, studentë vullnetarë, prindër, mësues, përfaqësues të administratës publike dhe shoqërisë civile në një program intensiv aktivitetesh sensibilizuese gjatë gjithë muajit tetor pjesë e të cilit ishte dhe trajnimin profesional i zhvilluar dje dt 06.10.2020 në Qëndrën Komunitare Multifunksionale Nishtulla, ku gra dhe vajza vulnerabël të zonës së Nishtullës nisën trajnimin për sanitare dhe kujdestare fëmijësh e të moshuarish. Ky trajnim realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i qëndrueshëm ekonomik i grave në nevojë dhe ndërgjegjësimi për ndërmarrjet sociale” i financuar nga Ambasada Hollandeze dhe i zbatuar nga Qendra Kombetare për Shërbime Komunitare.