Viti i ri shkollor 2020-2021 fillon nё kushte jo tё zakonshme, pёr shkak tё pandemisё Covid-19. Pas një periudhe të gjatë të zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë në vitin e kaluar shkollor, nxёnёsit e 106 shkollave tё arsimit parauniversitar nё Qarkun e Durrësit do të ulen në bankat e shkollës.Me kёtё rast, Prefekti i Qarkut Durrës i uron nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një fillim sa më të mbarë në rrugën e dijes! Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës ka ndjekur dhe po ndjek në vazhdimësi ecurinё e mbarёvajtjes sё proçesit mёsimor për vitin shkollor 2020-2021, në bashkëpunim me Drejtuesit e Institucioneve Arsimore të Qeverisjes Vendore dhe Drejtuesit e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur garantimin e masave të nevojshme në strukturat arsimore parauniversitare në drejtim të kushteve higjieno-sanitare, infrastrukturës shkollore, pajisjen me bazë materiale si dhe ruajtjen e distancës fizike me qëllim t’ju siguroj nxënësve dhe mësuesve rritjen e nivelit te sigurise publike ne ambientet shkollore si dhe ofrimin e kushtve sa më të mira pёr njё fillim sa tё mbarё të vitit të ri shkollor 2020-2021. Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës kërkon angazhim dhe mbështetje nё zbatimin e protokolleve tё sigurisё së MSH si dhe apelon për zbatim rigoroz të udhëzimeve, mbi kujdesin dhe masat anti COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare.Urojmë suksese dhe shëndet për tё gjithё nxёnёsit, mёsuesit dhe prindёrit!