Sot nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua takimi me drejtuesit e Task Forcës Vendore kundër COVID-19, ku ishin të pranishëm Drejtoresha e ISSH Znj.Zhaneta Saliu, Drejtori i AKU Z.Manush Kullolli, Dr e Tatim Taksave Znj.Dalina Teferiçi si dhe zv\ Dr i Inspektoriatit të punës.Në këtë takim Prefekti evidentoi problematikat e hasura në zbatimin e detyrave të ekipeve të monitorimit të masave kundër COVID-19 në terren, udhëzoi që kontrollet dhe inspektimet të mbulojnë të gjithë territorin e qarkut dhe ekipet të shoqërohen nga policia, nuk duhet të këtë seleksionim, diferencim në zbatimin e Aktit Normativ për penalitetet e subjekteve që nuk respektojnë masat anti COVID-19 gjatë sezonit turistik.Prefekti kërkoj ngritjen e grupit të gatshëm dhe vazhdimin e punës dhe në turnin e dytë si dhe angazhim dhe kontrolle të rrepta të grupeve në terren në të gjithë territorin e qarkut.