I nderuar Shkëlqesia Juaj dott. Bucci (Ambasador i Italisë në Shqipëri)
Të nderuar autoritete të Pushtetit Vendor,
Të nderuar pjesmarrës,
Më lejoni të shpreh kënaqësinë time në organizimin e kësaj ceremonie, të dorëzimit të automjeteve Zjarrfikëses dhe pajisjeve logjistike për stacionin e MZSH të Bashkisë Durrës, një ndihmë kjo e cila vjen nga Marveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Trupit Kombëtarë të Mbrojtjes nga Zjarri (Corpo Nazionale dei Vigili del Fuoco) të Italisë, vendi mik i përhershëm i vendit tonë, Prefekturës së Qarkut dhe Bashkisë Durrës.
Duke i cilësuar gjithmonë madhëniet e fqinjësisë mjaftë të mira dhe reciproke ndërmjet dy popujve atë italian dhe shqiptarë, më lejoni të vlerësoj vlerat, traditat, kulturën e këtyre dy popujve, të cilët kanë krijuar një marredhënie që kalon përtej dimensioneve të kufijve dhe nacioneve. Mardhënie kjo që ka bashkuar kulturat, vlerat njerëzore e humane dhe pse jo në shumë raste tregtare e ekonomike, madhënie që na kanë bashkuar në ditë të mira dhe të vështira.
Jane pikërisht këto elemente të rëndësishëm të këtyre dy popujve që kanë kurorëzuar ndërmjet tyre, mardhënie mjaftë të mira diplomatike, ura lidhëse në bashkëpunime dhe shkëmbime të ideve, eksperiencave në fusha të ndryshme, duke kontribuar në këtë mënyrë në rrugën e zhvillimit.
Mund të themi me bindjen e plotë se vendi ynë mik Italia është partneri dhe mbështësi ynë strategjik në cdo fushë të zhvillimit.
Sot ne kurorzojmë një marëveshje e cila vjen si rezultat i një ndihme edhe më të madhe që strukturat e specializuara të Italisë na dhanë në një moment mjaftë të vështirë për ne siç ishte edhe tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar.
Që më 26 nëntor, ekipi italian me numër të konsiderueshëm në numër, i përbërë me personel nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, Brigada e Zjarrfikësve dhe ekipet e kërkimit dhe shpëtimit USAR, personeli mjekësor AREU nga Rajoni i Lombardisë, vullnetarë të kolonave të lëvizshme etj erdhën në Shqipëri, me destinacion Durrësin dhe Tiranën, duke dhënë një kontribut të paçmuar në drejtim të shpëtimit, mbrojtjes dhe kujdesit të jetëve të komunitetit tonë të prekur nga tërmeti.
Ju shprehim mirënjohje dhe falenderim pafund për të gjithë strukturat operacionale që na asistuan dhe mbështetën në ato ditë të vështira për ne.
Pikërisht nga kjo ngjarje e vështirë mori jetë dhe nisja e bisedimeve, takimeve dhe vizitave të zhvilluara në një hark kohor mjaftë të shkurtër ndërmjet institucioneve tona dhe Shefit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të bashkisë Durrës dhe Shefit të Trupit Kombëtar të Mbrojtjes nga Zjarri Fabio Dattilo.
Më lejoni që të shpreh një falenderim edhe për djalin durrsak, anëtarit të Këshillit Bashkiak Durrës, avokatin Artjon Beqiraj, me iniciativën e të cilit filluan këto bisedime duke dhënë një kontribut të madh në të gjithë këtë proçes, për tu konkluduar me marëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy palëve.
Ndihma që po u jepet sot strukturave të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të bashkisë Durrës në 4 automjete shpëtimi, një minibuz, dhe pajisje në uniforma dhe mjete, padyshim që do ta ndihmojnë atë në realizimin e misionit të tyre, atë të shpëtimit të jetëve.
Gjej rastin këtu, të vlerësoj rëndësinë e takimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet nesh gjatë vizitës së zhvilluar në Romë për këtë qëllim si dhe dy bashkëpunëtorët tanë shtetas italinë Luigino Giacometi dhe Franco Miomi të cilët na ndihmuan me kontributin e tyre për mjetet zjarrfikëse të dhuruara nga pala Italiane. Gjithashtu dëshiroj të falenderoj kompaninë italiane të lundrimt Adria Ferries dhe kompaninë shqiptare Diamant Sh.p.k që mundësuan ardhjen e mjeteve nga Itlia në Durrës.
Për të ardhur sot këtu në këtë ceremoni dorëzimi të mjeteve logjistike, marveshje kjo e cila nuk përfundon këtu por që do të pasohet edhe me bashkëpunime dhe shkëmbim eksperiecash edhe më tëj, pikërisht në drejtim të kërkim shpëtimit të jetëve, misioni ky i të gjithë sturkturave tona.
Shpresoj dhe kam bindje të plotë që këto marrëdhënie ndërajonale do të konsolidohen gjithnjë e më shumë nisur edhe nga bashkëpunimi të mëtejshme.
Në përfundim duhet të shpreh mirënjohje të thellë për qeverinë italiane dh në mënyrë të veçantë për Komandantin e Trupës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri inxhinier Fabio Dattilo si dhe të gjithë bashkëpunëtorët tanë të cilët mundësuan ardhjen e këtyre mjeteve.
Ju faleminderit!