Muaji i ri solli në plazhet e Durrësit, miqtë e tij tradicional, turistet nga Kosova! Miqtë e Durrësit ju urojnë mirëseardhjen dhe pushime sa më të gëzuara turistëve që sapo kanë mbërritur në qytetin tonë. Mikëpritësit e qytetit të Durrësit, biznesi i turizmit e po ashtu Autoritetet Vendore i sigurojnë pushuesit se në Durrës do të gjejnë komoditet, pastërti dhe siguri. Këtë vit veçanërisht miqt tanë do të kenë mundësi që jo vetem të kenaqen me detin e plazhet tona të mrekullueshme por edhe të shohin me sytë e tyre e të vizitojnë nga afër monumentet e shumta të historisë së lashtë të paraardhësve tanë.