Sot më datë 05.05.2020 nën kujdesin e Prefektit të Qarkut Durrës Z. Roland Nasto u zhvillua takimi i radhës së Task Forcës Vendore Antikanabis.
Në këtë takim ishin të pranishëm: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës Z. Lorenc Shehu, përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë, përfaqësues nga Institucionet anëtarë të Task-Forcës Vendore Anti Kanabis si dhe përfaqësues nga Bashkitë e Degët Territoriale të Qarkut Durrës.
Në fjalën e tij Prefekti, bëri një panoramë të situatës për vitin 2019 dhe për muajt e parë të 2020.
Në fuksion të zbatimit të Planit të Veprimit Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit u kërkua bashkëpunim ndërmjet insitucioneve, koordinim dhe shkëmbim informacioni në kohë reale nga të gjithë strukturat ligjzbatuese në mënyrë të veçantë nga bashkitë sipas detyrimit, përgjegjësisë mbi kontrollin dhe menaxhimin e teritorit të qarkut të Durrësit si një qark me risk të lartë me qëllim marrjen e masave të duhura në kohë për parandalimin dhe zhdukjen e plotë të këtij fenomeni.
Edhe pse ndodhemi në një situatë jo të zakonshme të krijuar nga COVID -19, luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit do t’i kushtohet vëmendje e veçantë.
Qarku i Durrësit duhet të dalë nga harta e kultivimit të kanabisit.