Prefekti i qarkut Durrës z.Roland Nasto, Kryetari i Këshillit të qarkut Durrës z.Alfred Mullaraj, Zv Kryetari i bashkisë Durrës z.Florjan Tahiri, përfaqësues të bashkisë Durrës si dhe veteranë e qytetarë të Durrësit morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të patriotëve durrsakë të internuar në kampet e përqëndrimit nazist.
Sakrificat e këtyre të rinjve mbeten një mesazh i fuqishëm për të gjithë brezat.
Mirënjohje dhe respekt për të ata të rinj që bënë rezistencë antifashiste dhe vuajtën në burgjet dhe kampet e përqëndrimit nazist.
U bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule në Lapidarin kushtuar sakrificës së tyre.