Prefekti i Qarkut Durrës së bashku me përfaqësuesit e BE, Kryetaren e Bashkisë Durrës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile vizituan nga afër banesat e prekura nga tërmeti i datës 21 shtator në zonën e Plazhit dhe Durrësit të Ri ku janë konstatuar dëme të konsiderueshme.
Ekipi teknik i ekspertëve të BE u shprehën të gatshëm për t’i siguruar këtyre banorëve të gjithë ndihmën e domosdoshme për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara dhe kthimin e tyre sa më shpejtë në normalitet.
Në të njëjtën kohë u shpërndane disa ndihma, me qëllim lehtësimin sadopak të dhimbjes dhe problematikave që kanë prekur këta banorë.